Ekipet e NP “Higjiena Komunale” me aktivitete të koordinuara në terren pastrojnë borën në të gjitha komunat e Shkupit 7.3.2022

NP “Higjiena Komunale” me të gjithë punonjësit në dispozicion, në koordinim me Qytetin e Shkupit, dje kanë pastruar borën dhe akullin nga rrugët dhe sipërfaqet publike në të gjitha komunat e Shkupit, për të mundësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe zhvillimin e ttafikut.

Pjesa qendrore e qytetit, sheshi dhe rruga Maqedonia, sheshet më të vogla Filipi i dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshia e Vjetër janë pastruar plotësisht nga bora. Nga bora janë pastruar dhe janë të kalueshme edhe rajonet rreth Spitalit të qytetit, Spitalit Shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat "Goce Dellçev" dhe "Liria", si dhe të gjitha urat për këmbësorë.

Ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” gjatë ditës së djeshme i kanë pastruar degët dhe drurët e rëna nga rrugët dhe sipërfaqet publike në të gjitha komunat e Shkupit.

Ndërmarrjet publike me ekipet e tyre do të jenë në terren dhe aktivitetet e tyre do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotshme.