
Për herë të 13-të „Mbrëmje e të Drejtave të Grave“ në shumë lokacione në Shkup 7.3.2022
Nga data 8 deri më 10 mars 2022,në Qendrën Rinore Kulturore dhe Kinoteka do të mbahet edicioni i trembëdhjetë i „Mbrëmje e të Drejtave të Grave“.
Ky është një event që organizohet tradicionalisht në lokacione të ndryshme në Shkup që nga viti 2010 dhe është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit. Eventet e organizuara në kuadër të këtij manifestimi ofrojnë alternativë për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi, dhe përvojat nga edicionet e mëparshme treguan se qytetarët e Shkupit kanë një interesim të madh për t'u përfshirë në aktivitete që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.
Programi
08 MARS - QRK Galeria
19:00, Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore „Zgjimi 3“;
08 MARS - QRK Kinema Frosina
ora 20:00
-Fjalimi i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska;
- Fjalimi i Vesna Ivanoviq-Kastared, drejtuese e Zyrës së UN Women në Maqedoni;
-„Dejt“, monodramë nga Sandra Sijalxhev;
09 MARS - Kinoteka, ora 20:00.
Projeksioni i filmit dokumentar:
- „HER“ (45 min.) SHBA, regjia: Huan Karlo Borero, Melodi Karli;
- „The Dark Way“ (48 min.), Iran, regjia: Anahid Davari;
10 MARS - Kinoteka, ora 20:00.
Projeksioni i filmit dokumentar:
- „Caught in the Net“ (100 min.), Republika Çeke, regjia: Vit Klushak dhe Barbora Çapulova;
Program plotësues
* Në muajin mars do të mbahen projeksionet e filmit dokumentar „Caught in the Network“ (60 min. version) për nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, në Kinoteka.
„Mbrëmje e të Drejtave të Grave“ organizohet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, në realizimin e Avard Film dhe Video dhe në partneritet me UN Women dhe Universitetin ndërkombëtar EUROPA PRIMA.
Më shumë detaje për programin në link-et e mëposhtme:
https://www.womensrightsnights.net/program-2022.html
https://www.facebook.com/womensrightsnights.net/
Hyrja është FALAS për të gjitha eventet.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK