KRYETARI SHILEGOV NË TAKIM ME MENAXHMENTIN E KOMPANISË GJERMANE “LIDL” 7.4.2021

Kryetari Shilegov zhvilloi sot takim me përfaqësues të menaxhmentit të kompanisë së njohur gjermane “Lidl”, në të cilin u diskutua për investimet e reja të zinxhirit tregtar në vendin tonë.

Në takim morën pjesë kryetari i Qeverisë së RVM, Zoran Zaev, ministri i Transportit dhe Ldhjeve, Blagoj Boçavrski, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të kompanisë ′′Lidl ", të përfaqësuar nga Volf Tiedeman, anëtar i Bordit ekzekutiv, Milena Dragijska drejtoreshë ekzekutive e “Lidl” - Bullgari dhe ′′ Lidl "- Maqedonia e Veriut, Biser Inçovski - drejtor i shërbimeve qendrore, si dhe Patrik Martens, drejtor i delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut, të cilët i prezantuan planet për investimin e ri në vendi.

Në takim u diskutua për investimet e planifikuara të zinxhirit tregtar “Lidl” në vendin tonë, ku sipas strategjisë për zgjerim, planifikohet hapje e marketeve të brendeve botërore në të gjitha qytetet me fuqi të qëndrueshme demografike dhe ekonomike, dhe shumica e tyre do të përqendrohen në Shkup. Investimi i parë që do të realizohet në vend është ndërtimi i një qendre logjistike moderne që do të shërbejë si qendër furnizimi për marketet. Në këtë qendër logjistike do të përdoren pajisje sipas të gjitha standardeve më moderne në Europë dhe do t’i ketë të gjitha certifikatat ndërkombëtare të “Lidl”.