
Qyteti i Shkupit i bashkohet fushatës „TATIMI IM, PËR KOMUNËN TIME!“ 7.4.2022
Qyteti i Shkupit i bashkohet fushatës "Tatimi im, për komunën time!" - Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, e cila realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Projekti ka si qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe përfitimet nga shlyerja në kohë e tatimit mbi pronën me qëllim marrjen e shërbimeve efikase dhe cilësore nga njësitë e qeverisjes vendore.
Me shlyerjen në kohë të tatimit mbi pronën, ne të gjithë kontribuojmë që komuna jonë të rritet, zhvillohet dhe modernizohet. Shlyerja e tatimit mbi pronën forcon kapacitetet financiare të komunave dhe këto mjete përdoren për investime kapitale, si ndërtimi i kopshteve, shkollave, infrastrukturës komunale, parqeve dhe të mirave të tjera publike.
Qyteti i Shkupit mbështet të gjitha iniciativat dhe projektet e mira të cilat do të kontribuojnë në fuqizimin financiar të komunave, qëllimi përfundimtar i të cilave është ngritja e cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë.
Videot nga fushata “Tatimi im, për komunën time!” - Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, mund t'i shikoni në lidhjet e mëposhtme të internetit –
- https://www.youtube.com/watch?v=kV46872donQ&t=4s (në gjuhën maqedonase)
- https://www.youtube.com/watch?v=ODR4_3DNhuw (në gjuhën shqipe)
Të bashkëngjitur ju dërgojmë materiale propagandistike në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK