Në kuadër të aksionit pranveror të Qytetit të Shkupit po pastrohen deponitë e paligjshme në Aerodrom 7.4.2022

Po realizohet me sukses aksioni  pranveror i Qytetit të Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike në territorin e Komunës së Aerodromit.

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” në kuadër të aksionit pranveror po punojnë në bulevardin “Serbia”, ndërsa nesër vazhdojnë aktivitetet në bulevardin” ASNOM”. Deri në fund të aksionit do të punohet në bulevardet “Fevruarski Pohod”, “Vidoe Smilevski Bato”, “Jane Sandanski”, “Kuzman Josifovski Pitu”, “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe rruga “Brigada e 12 Maqedonase”.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë aksionit të madh po punojnë në bulevardin “Fevruarski Pohod”. Janë rregulluar pllakat e bekatonit të dëmtuara në korsitë e  këmbësorëve të rrugës te pompa e benzinës “Makpetrol” dhe në korsinë përballë shkollës fillore “Gjorgija Pulevski” me sipërfaqe të përgjithshme 23 metra katrorë. Punonjësit e ndërmarrjes të cilët mirëmbajnë sinjalistikën rrugore në rrugët e qytetit shënuan dy stacione të autobusëve në bulevardin “Fevruarski Pohod” dhe rinovuan sinjalistikën vertikale me 7 shenja që ishin shtyrë dhe u drejtuan, si dhe me 2 shenja të reja rrugore.

NP “Rrugë dhe Rrugica” realizoi kontrollin dhe inspektimin e semaforëve të kryqëzimeve në Komunën e Aerodromit dhe janë rregulluar defektet e semaforëve te “Majçin Dom”, përkatësisht në kryqëzimin e bulevardit “Jane Sandanski” me rrugën “Vasko Karangelevski” dhe në kryqëzimin e rrugës “Franjo Kruz” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”.

Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Aerodromit, ekipet për kapjen e qenve të NP “Lajka” këtë javë po veprojnë në lokacionet te Universiteti "American College", Qendra Tregtare “Kapitol” dhe rreth Stacionit Hekurudhor.

Të gjithë qentë e kapur do të kujdesen në strehimoren e NP “Lajka”, ku do të kalojnë të gjithë trajtimin human. Pas përfundimit të trajtimit human do të postohen në rrjetet sociale dhe në ueb-faqen e ndërmarrjes për strehim. Ata që nuk do të strehohen pas skadimit të kohës së qëndrimit në strehimoren e NP “Lajka”, do të kthehen në vendbanimin e mëparshëm.

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” po punojnë në bulevardet “ASNOM”, “Jane Sandanski”, “Kuzman Josifovski Pitu”, “Fevruarski Pohod”, si dhe në rrugën “Brigada e 12 Maqedonase”. Në terren po kryhet pastrimi sipërfaqësor dhe manual i ulluqeve, pastrim manual i pusetave (të ujërave të zeza dhe atmosferike) dhe larja me cisternë vakum dhe cisternë nën presion e ulluqeve dhe pusetave të ujërave të zeza dhe atmosferike.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP “Higjiena Komunale”, krahas aktiviteteve për fshirjen dhe larjen manuale dhe me  makineri të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve, sot do të fillojë edhe me mënjanimin e dy deponive të paligjshme që ndodhen në këtë komunë të Shkupit.

JP “Higjiena Komunale” gjithashtu vendosi kontejnerë të posaçëm për mbetje të vëllimshme në disa lokacione, ku qytetarët do të mund t'i lënë ato, dhe më pas do të merren dhe transportohen falas në një vend të përshtatshëm nga kjo ndërmarrje publike.

 

  1. Lagjja: Jane Sandanski (04.04.2022-10.04.2022)

bul. “ASNOM” nr. 68;

  1. Lagjja: Lisiçe e Re (04.04.2022-10.04.2022)

bul. “Video Smilevski Bato” nr. 19;

  1. Lagjja: Lisiçe e Re (04.04.2022-10.04.2022)

bul. “ASNOM” nr. 5 (te „Ramstor“);

  1. Lagjja: Lisiçe (04.04.2022-10.04.2022)
  2. “Ernest telman” te stacioni i pompimit;
  3. Lagjja: Lisiçe (08.04.2022-10.04.2022)
  4. “Dimitar Turimanxhovski” (përballë Sport Life);
  5. Lagjja “Aerodromi i Vjetër” (04.04.2022-07.04.2022)
  6. “Kosta Novakoviq” nr. 48 (23 Tetori nr. 29);
  7. Lagjja: Miçurin (08.04.2022-10.04.2022)
  8. “Anastas Mitrev”, prapa kartonazhit, te transformatori

 

Ndërmarrja Publike Drisla në kuadër të aksionit do të pranojë dhe deponojë mbetjet komunale, mbetjet ndërtimore dhe mbetjet e tjera që do të mblidhen në territorin e Komunës së Aerodromit.

Aksioni pranveror në Komunën e Aerodromit do të zgjasë deri më 10 prill dhe më pas ekipet e ndërmarrjeve publike në terren do të vazhdojnë punën në komunën e radhës që është planifikuar, ku do të punojnë në lokacione të përcaktuara saktësisht sipas shembullit të komunës së Kisela Vodës, Karposhit dhe Aerodromit.