PREJ SOT SHKUPI ME BULEVARD TE RI -U LESHUA NE PERDORIM BULEVARDI HRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH 7.5.2020

Nga sot, Qyteti i Shkupit është më i pasur për një rrugë tjetër të rëndësishme - Bulevardin Hristijan Todorovski Karposh. Kjo lidhje e re e trafikut që do të mundësojë zhvillimin e pjesës veriore të qytetit u leshua zyrtarisht sot në perdorim, në prani të kryetarit Petre Shilegov i cili iu drejtua të pranishmëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva, kryetarët e komunave Butel, Gazi Baba dhe Shuto Orizare - Velimir Smilevski, Boris Georgievski dhe Kurto Dudush, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike.

-Për herë të parë, pjesa veriore e qytetit është e lidhur plotësisht me zgjidhje bulevardi nga qarkorja deri te pjesa qendrore e qytetit. Bulevardi i ri është me gjerësi totale prej 40 metrash, me gjithsej 6 korsi rrugore prej 3.5 metrash secila (3 korsi në të dy drejtimet), shtigje biçikletash në të dy anët me gjerësi 2.5 metra, shtigje për këmbësorë në të dy anët me gjerësi të ndryshueshme dhe hapësira për gjelbërimin qendror dhe rrip të gjelbër në të dy anët e bulevardit. Në pjesën e re të bulevardit Hristijan Todorovski Karposh është instaluar rrjet i ri i ujësjellësit, rrjeti atmosferik dhe fekal, si dhe ndriçim rrugor të ri me 140 shtylla- tha Petre Shilegov.

Për ndërtimin e kêtij bukevardi në gjatësi prej dy kilometra, i cili shtrihet nga kryqëzimi me Bulevardin e Bosnja dhe Hercegovina deri te qarkorja e Shkupit, Qyteti i Shkupit ka shpenzuar 285 milion denarë, ose rreth 4.6 milion euro, përfshirë TVSH-në. Ky bulevard i ri do të sigurojë dalje më të shpejtë te qarkorja për rreth 100,000 qytetarë që jetojnë në pjesën veriore të qytetit, veçanërisht nga Çairi, Shkupi Veri, Fushë Tophabe dhe nga Hekurana, me çka do të relaksohet trafiku në të gjithë qytetin.

Kryetari Shilegov u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, të praktikojnë forma të qëndrueshme të lëvizjeshmërisë, siç janë ecja, çiklizmi dhe përdorimi i transportit publik. Me këtë, tha Shilegov, hap pas hapi në të njëjtën kohë do të kemi trafik më efikas dhe mjedis më të shëndetshëm jetësor në Shkup, që është shtëpia jonë e përbashkët.