SHKUPI FITOI EDHE NJË KUART TË RI TË GJELBËR – TEK “MLIN BALLKAN " 7.5.2021

Nga sot, qytetarët e Shkupit mund të relaksohen  dhe të shoqërohen në ambient të hapur në një kuart tjetër të rregulluar të gjelbër, te poliklinika "Idadija", në qendër të qytetit. Në lokacionin te "Mlin Ballkan", janë rregulluar plotësisht sipërfaqet e përparme dhe të pasme të parkut.

Pjesa e parkut përpara ambulancës është rregulluar që të përdoret në maksimum si një vend për pushim, relaksim dhe kontakte, ndërsa parku i pasmë është shesh lojërash për fëmijë që mund të përdoret nga të gjithë fëmijët mbi moshën tre vjeçe.

- Këtë projekt e kemi realizuar në përputhje me interesat e qytetarëve dhe sondazhet që kemi bërë, se çfarë hapësira ata duan në mikro mjedisin e tyre në mënyrë që ta përshtatim hapësirën me nevojat e tyre. Siç mund ta shihni, ajo që ishte vend i ruinuar seriozisht tani është një kënd i këndshëm dhe pres që qytetarët ta përdorin sipas nevojave të tyre sepse është bërë me kërkesën e tyre - tha sot kryetari Petre Shilegov, në hapjen zyrtare të këtij kuarti të gjelbër .                                   

Bëhet fjalë për ridizajnim të një sipërfaqe ekzistuese të gjelbër prej 585 metra katrorë rreth Poliklinikës "Idadia". Investimi i Qytetit të Shkupit për këtë projekt është rreth 2.6 milion denarë, dhe lokacioni u zgjodh nga qytetarët në kuadër të Iniciativës së Shkupi Lab dhe UNDP që filloi në vitin 2018. Në këtë proces kanë qenë të përfshirë grupmosha të ndryshme të qytetarëve duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore. Janë identifikuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në lokacione, gravitojnë ose kalojnë nëpër to. Për më tepër, janë hartuar aktivitetet e ditës dhe natës, sjellja njerëzore dhe natyrore, mikro dhe makro mjedisi fizik, për të kuptuar më mirë kontekstin ekzistues socio-kulturor. Kjo sipërfaqe publike e rregulluar është e treta nga gjithsej 5 lokacione që po rirregullohen si pjesë e kësaj iniciative.

- Sot po e paralajmërojmë edhe rikonstruksionin e madh të rrugës Mitropolit Teodosij Gologanov që do të vijon, në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Klimenti i Ohrid deri te rrethrrotullimi te Kisha Katolike. Procedura tashmë ka filluar dhe pres të fillojmë me punë këtë verë, sipas standardeve që i kemi vendosur tashmë, me shtigje biçikletash, gjelbërim të ri, riparim të trotuareve, në mënyrë që këtë verë kjo hapësirë ​​në zemër të qytetit tonë do të marrë një pamje krejtësisht e re - njoftoi Shilegov.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen aktive në procesin e dizajnimit të hapësirës së re të gjelbër, dhe falënderoi edhe Komunën Qendër për bashkëpunimin e mirë.

Në hapjen zyrtare të kuartit të ri të gjelbër tek poliklinika "Idadija" mori pjesë edhe  Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviç.