
PO NDËRTOHET RRJET I RI I UJËSJELLËSIT NË RRUGËN BELLGRADSKA NË KOMUNËN QENDËR 7.6.2021
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviç dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ujësjellës dhe Kanalizime, Dushko Veskoski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në gjatësi prej 1000 metrash në rrugën Bellgradska në Komunën Qendër.
Me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili përfshin pjesën e rrugës Bellgradska nga kryqëzimi me bulevardin Nënë Tereza deri në kryqëzimin me rrugën Dimçe Mirçev, sigurohet formimi i unazës qarkulluese, pra lidhja e dy tubacioneve të mëdha.
Ky rrjet i ujësjellësit është bërë nga tuba duktilë me diametër 200 mm dhe do të mundësojë përmirësimin e shtypjes së rrjetit të ujësjellësit për të gjithë shfrytëzuesit në atë pjesë të Qendrës.
Në rrjetin e ri do të lidhen edhe një pjesë nga spitalet në Qendrën Klinike Nënë Tereza, si Klinika universitare për hematologji Shkup dhe Instituti i mjekësisë së transfuzionit, kurse Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve do të ketë krejtësisht lidhje të re.
Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime ndau 14,500,000 denarë për realizimin e këtij projekti.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK