U rikonstruktuan 9.000 metra katrorë korsi për këmbësorë në Parkun e qytetit 7.6.2022

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup sot përfundojnë rikonstruksionin e korsive për këmbësorë në pjesën perëndimore të Parkut të qytetit. Pas punës intensive të muajve të fundit, janë ndërtuar plotësisht korsitë pas Kopshtit Zoologjik tek Instituti i Blegtorisë dhe korsitë prapa Parkut Luna.

Rikonstruksioni i korsive për këmbësorë në park është kryer me urdhër të Qytetit të Shkupit, është realizuar në faza dhe është zhvilluar në një sipërfaqe të përgjithshme prej 9.000 metra katrorë. Korsitë janë me gjatësi dhe gjerësi të ndryshueshme dhe meqenëse se janë tërësisht të rikonstruktuara dhe të asfaltuara, qytetarët mund t'i përdorin për shëtitje dhe rekreacion.

Me përfundimin e rikonstruksionit të korsive në këtë pjesë të parkut, në ditët në vijim ekipet do të vazhdojnë me aktivitetet për rikonstruksionin e korsive të këmbësorëve brenda parkut në një sipërfaqe prej rreth 2800 metra katrorë.

Gjatë ditës së nesërme ekipet do të fillojnë me përgatitjen e një kalimi të përkohshëm nëpërmjet kanalit në Parkun e qytetit për të mundësuar transportin e makinerive dhe mjeteve gjatë rikonstruksionit të korsive në pjesën e mesme.