
Arsovska: U ndërtua kanalizimi i ri i ujërave të zeza në Taftalixhe - po zgjidhen sfidat shumëvjeçare 7.7.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, sot inspektuan ndërtimin e kanalizimit të ri të ujërave të zeza në rrugën “Sofiska” në lagjen Taftalixhe në komunën e Karposhit.
- Realizojmë projekte për përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës në komunën e Karposhit dhe në të njëjtën kohë zgjidhim problemet shumëvjeçare të banorëve përreth me infrastrukturën në këtë pjesë të qytetit. Në rrugën “Sofiska” në lagjen Taftalixhe u ndërtua linjë e re përgjatë vetë rrugës, si dhe u intervenua në sistemin ekzistues në këtë lagje me qëllim përmirësimin e mënyrës së deritanishme të shkarkimit të ujërave të zeza – tha Arsovska.
Linja e re për shkarkimin e ujërave të zeza me gjatësi të përgjithshme 410 metra është lidhur me kanalizimin ekzistues të ujërave të zeza në rrugën “Moskovska” me diametër 400 mm.
- Ndërtimi i kanalizimit të ri të ujërave të zeza në Taftalixhe është një nga një sërë investimesh të planifikuara të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, realizimi i të cilit përfundoi në afatin e parashikuar. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në ndërtimin e rrjetit të ri dhe përmirësimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe kanalizimit në Shkup - theksoi Perinski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK