DERI MË TANI KANË ARRITUR 2.249 ONLAJN APLIKACIONE PËR SUBVENCIONE PLR BLERJEN E PAJISJEVE INVERTER 7.8.2020

Nga fillimi i thirrjes publike për subvencione për inverter qytetarët kanë dorëzuar 2,249 aplikacione, ndërsa kanë mbetur mjete financiare edhe për rreth 3.000.

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se thirrja publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive është duke rrjedhë, ku qytetarët mund të aplikojnë online.

Thirrja i përfshin qytetarët që kanë blerë inverter nga data 01.01.2020, deri në përfundimin e thirrjes në 30.11.2020 ose deri në ditën e shterjes së mjeteve financiare.

Qytetarët do të kompensohen plotësisht për shpenzimet e blerjes së një pajisje inverter, por jo më shumë se 62,000 denarë në shumën neto.

Të gjitha informatat për thirrjen, si dhe formularët për aplikime elektronike: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020