FAZA E KATËRT E DEZINSEKTIMIT - SPËRKATJE ME AEROPLAN KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP 7.8.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se faza e katërt e dezinsektimit me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet me 10.08.2020 (e hënë), në orët e hershme të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.