KRYETARI I QYTETIT TË SHKUPIT SHILEGOV NË TAKIM ME KRYEBASHKIAKUN E TIRANËS, VELIAJ 7.9.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot u takua me kryebashkiakun e Tiranës, Shqipëri, Erion Veliaj, i cili është në një vizitë njëditore në vendin tonë. Në takim, dy kryetarët biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm ndërmjet Shkupit dhe Tiranës dhe për mundësitë që ky bashkëpunim ndërmjet dy qyteteve të binjakëzuara të thellohet më tej.

Në takim u fol edhe për konceptin e qyteteve të gjelbra, planifikimin e hapësirës dhe për rezistencën urbane, tema aktuale të cilat janë me interes për të dy qeverisjet vendore.

Shilegov dhe Veliaj diskutuan edhe për mundësitë për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Shkupit dhe Tiranës dhe për konceptin e qyteteve inteligjente. Ata shkëmbyen eksperienca pozitive për transportin urban të qëndrueshëm, zgjidhjet infrastrukturore dhe ngritjen e nivelit të higjienës komunale.

Pas takimit, dy kryetarët udhëtuan me biçikleta nëpër parkun e qytetit, vizituan Dino parkun dhe bën një shëtitje deri te korsia e re e tartanit në park. Shkupi dhe Tirana janë binjakëzuar nga viti 2016 dhe kultivojnë një bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha.