REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË BULEVARDIN “KËRSTE MISIRKOV” 7.9.2021

Qytet i Shkupit Ju njofton se nga mbrëmja, 06.09.2021, nga ora 22, deri në orën  05 të mëngjesit, më 07.09.2021 për shkak të punimeve ndërtimore në bulevardin “Kërste Misirkov”, do të jetë plotësisht e mbyllur për trafikun lëvizja nga kalimi për këmbësorë te Gjykatat/Rruga e Avokatëve deri në kryqëzimin me bulevardin “Goce Delçev”, përkatësisht korsitë rrugore nga ana e Gjykatave (ana lindore).

Gjatë kohës që ekipet do të punojnë në terren, trafiku do të ridrejtohet drejt rrugës “Kej 13 Nëntori” (te QRK-ja) dhe nëpër rrugët shërbyese te Gjykatat.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë sinjalet e vendosura të trafikut.