SHILEGOV: TË GJITHË JEMI NË ANËN E NJËJTË NË LUFTËN ME PANDEMINË ME KORONAVIRUSIN 7.9.2021

Sot, Kryetari Shilegov mori pjesë në Konferencën e  parë vjetore të organizuar nga Ministria e financave me temë "Shërimi ekonomik dhe rritja pas Kovidit", ku pati mundësinë të shkëmbejë përvoja nga masat e ndërmarra deri më tani, si dhe opsionet e mundshme për më tej, në lidhje me sfidën të cilën e imponoi pandemia me koronavirusin.

- Siç tregon edhe vetë titulli i konferencës së sotme, ndodhemi në të njëjtën anë edhe ne  përfaqësuesit e institucioneve publike të ekzekutivit dhe të vetëqeverisjes vendore që punojnë në shërbim të qytetarëve, por edhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit, partnerët ndërkombëtar për zhvillim, ekspertët, organizatat qytetare, të cilët gjithashtu punojnë me dhe për qytetarët. Qëllimi i kësaj konference është të inkurajojë sinergjinë e ideve dhe iniciativave nga kreatorët e politikave, të të gjitha palëve të tanguara për përmirësimin e dialogut politik për temat ekonomike dhe financiare me rëndësi kombëtare, rajonale dhe lokale. Pandemia e koronavirusit i gjeti të gjitha shtetet dhe qytetet në botë pothuajse të papërgatitur. Të gjithë e dimë se vetë fakti që kishim të bëjmë me një virus të ri dhe të rrezikshëm, për të gjithë ne nënkuptonte ne se nuk ekziston procedurë universale për përballje me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, që të gjithë duhet ta ndjekim. Në përkthim, kjo nënkuptonte se ne ishim të detyruar të improvizojmë që me ndryshime të shpejta në sistem në të gjitha nivelet,të cilat përveçse të shpëtonin jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duhet ta shpëtonin sigurinë e tyre sociale duke u përballë me pasojat ekonomike që ndonjëherë përfshijnë shkurtimin e pagave, pushimet nga puna, shfaqja e ekonomisë gri dhe plot fenomene të tjera jopopullore - tha Shilegov.

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit në fillim të muajit prill të vitit të kaluar mbajti seancë të Këshillit në të cilën u miratuan një sërë masash me të cilat Qyteti u përpoq ta ndihmonte ekonominë lokale, veçanërisht në fushën e ndërtimtarisë dhe hotelierisë.

- Në pjesën e ndërtimtarisë hoqëm dorë përkohësisht nga ndërtimi i Luna Parkut, filluam ofensivën ndërtimore dhe rikonstruksionin e më shumë se 20 rrugëve të qytetit me qëllim që t’ju ndihmojmë firmave vendase në fushën e ndërtimtarisë, mundësuam që taksat komunale të mund të paguhen në 18, në vend të 12 kësteve të deritanishme. Lehtësim shtesë që preku më së shumti hotelierët ishte ulja e taksave komunale për marrjen me qira të hapësirave publike nga 15 në 5 denarë për metër katror (sa është edhe çmimi minimal i lejuar me ligj) për të gjithë vitin 2020; ulëm taksën për firmë për subjektet afariste nga 7.000 në 4.000 denarë për vitin 2020 (që është gjithashtu minimumi ligjor). Atje ku lejonin kushtet hapësinore lejuam edhe vendosjen e tavolinave shtesë në hapësirat publike, me qëllim që t’u mundësojmë hotelierëve të respektojnë distancën e nevojshme ndërmjet tavolinave. U rekomanduam Këshillave shkollorë qiramarrësit e hapësirave në shkollat e mesme të çlirohen nga qiraja mujore gjatë gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme – tha Shilegov në fjalën e tij para të pranishmëve.

Ai shtoi se, për fat të keq, si qeverisje vendore, në suazat e kompetencave të përcaktuara ekzistuese ligjore, qyteti ka mundësi shumë të limituara për vendosjen e masave shtesë të cilat do të lehtësojnë pasojat ekonomike.  

- Dimri është para nesh, vala e re e korona virusit përsëri e bën gjendjen kritike, edhe përkundër vaksinimit të popullatës e cila po zhvillohet me intensitet të plotë. Prandaj duhet të jemi një hap para kohe dhe të gjejmë mënyra dhe modalitete të reja për tejkalimin e periudhës që vjen. Në këtë pjesë dua të flas më pak, dhe më shumë të dëgjoj. Atë që mund të them në këtë pozitë dhe nga kjo distancë kohore është se Qyteti i Shkupit mbetet i hapur për bashkëpunim për të ndihmuar në suazat e mundësive dhe kompetencave të veta. Shpresoj se ajo që po bëjmë ne si pjesë e masave për lehtësimin e pasojave ekonomike nga pandemia, së bashku me masat të cilat po i ndërmerr Qeveria, të paktën do të lehtësojnë sado pak funksionimin e sektorit të biznesit i cili krijon vlera në çdo ekonomi. Jam i bindur se edhe nëpërmjet shkëmbimit të ideve në suazat e kësaj konference të gjithë së bashku do të kontribuojmë drejt përmirësimit të koherencës së politikave dhe fuqizimit të procesit të planifikimit të buxhetit. Rekomandimet për politikat dhe njohuritë e vlefshme që do të dalin prej saj do të shërbejnë si një kontribut i rëndësishëm në fazën e formulimit të politikave për vitin e ardhshëm, por edhe për një afat më të gjatë kohor – theksoi Shilegov.

Shilegov theksoi se, për fat të keq, në kohë të tilla të vështira humbasin të gjithë, edhe institucionet e sistemit, edhe kompanitë të cilat kryejnë ndonjë veprimtari ekonomike, prandaj të gjithë së bashku mund dhe duhet të përfshihemi në gjetjen e zgjidhjeve optimale që do të na lehtësojnë jetën, sepse në fund të ditës të gjithë