FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT TOKËSOR KUNDËR MUSHKONJAVE 7.9.2023

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se nga data 11 deri më 15.09.2023 në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi tokësor (faza e pestë) kundër formave të rritura të mushkonjave. Në ditët e lartpërmendura, spërkatja nga toka do të kryhet në periudhën nga ora 22 deri në orën 03 të ditës pasardhëse.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.
Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.