
QYTETI I SHKUPIT NUK DO TË TOLERON PARKIMIN E PARREGULLT AS PËR -AUTOMJETET DIPLOMATIKE 7.11.2019
Qyteti i Shkupit i ka njoftuar të gjitha përfaqësitë e shteteve të huaja në vendin tonë se automjetet e tyre zyrtare duhet t'i parkojnë ekskluzivisht vetëm në vendet e destinuara për parkim në qytet, përndryshe automjetet me tabela diplomatike do të kenë të njëjtin trajtim nga NP “Parkingu i qytetit” si të gjitha automjetet e tjera të parkuara në mënyrë të parregullt.
Në periudhën e kaluar, Kryetari i Qytetit të Shkupit disa herë u është drejtuar me shkrim ambasadave që nuk i respektojnë rregullat për parkim, duke i rikujtuar se automjetet e tyre zyrtare duhet të parkohen në sipërfaqet e përcaktuara si parkingje.
Kontrollorët e NP "Parkingu i Qytetit" çdo ditë përballen me automjete të parkuara në mënyrë të parregullt me tabela diplomatike. Qyteti i Shkupit rrinë në qëndrimin se ligjet duhet të vlejnë për të gjithë, dhe se në Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike thuhet se përfaqësuesit diplomatikë duhet t'i respektojnë ligjet dhe dispozitat lokale. Automjetet diplomatike duhet të parkohen në mënyrë të rregullt duke mos rrezikuar sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës, dhe as të pengojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që të rregullojnë me kohë pagesën e shërbimit të parkimit, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokatorë në gomat e automjeteve të tyre. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet edhe përmes SMS porosisë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK