EDHE DY KONTEJNERË TJERË JANË DJEGUR GJATË NATËS SË KALUAR 7.11.2019

Autorët të panjohur mbrëmë kanë djegur dy kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në lagjet Qendër dhe Çair. NP "Higjiena Komunale" informon se në rrugën Orce Nikollov, dje është djegur një kontejner. Në Çair, ndërkohë, gjithashtu është djegur një kontejner i vjetër metalik në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh.

Incident i këtillë ka ndodhur edhe para dy dite kur brenda një nate u dogjën tetë kontejnerë për mbeturina në lagjet Gjorçe Petrov dhe Novo Lisiçe. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale ndërsa nga zjarri janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara pranë kontejnerëve të djegur për mbeturina

 

 

Edhe gjatë fundjavës së kaluar në lagjen Radishani u dogjën tre kontejnerë me 1.1 metër kub dhe një kontejnerë special në formë kambane të destinuar për selektimin e qelqit janë djegur nga persona të papërgjegjshëm, si dhe një kontejner i ri është djegur në rrugën Franklin Ruzvelt.

 

 

Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve të mbeturinave janë raportuar në organet  kompetente dhe do të merren masa adekuate për gjetjen dhe sanksionimin e shkelësve. Kontejnerët e djegur në rrugën Gjorçe Petrov tashmë janë zëvendësuar me të rinj.

 

 

Qyteti i Shkupit dhe NP "Higjiena Komunale" U bëjnë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në mënyrë që të mundësojnë grumbullimin efikas të mbeturinave komunale dhe të mirëmbahet higjiena publike. Kontejnerët e mbeturinave blihen me para nga qytetarët, dhe dëmtimi i tyre shkakton dëme të mëdha financiare. Prandaj, inkurajojmë qytetarët të raportojnë çdo rast vandalizmi mbi kontejnerët dhe pajisjet e tjera urbane për të ruajtur rendin komunal në qytet dhe sipërfaqet publike të jenë të pastra dhe të rregullta.