
Reagim nga Qyteti i Shkupit – Qyteti nuk ka kompetenca për rregullimin e trafikut, MPB të kryejë punën e vet në mënyrë profesionale 7.12.2021
Qyteti i Shkupit reagon ndaj të pavërtetave të paraqitura në deklaratën e MPB dhe kërkon edhe një herë përgjigje për shkyçjen e semaforëve nga policia e trafikut, e cila është nën kompetencë të MPB-së, dhe shkaktimin e kaosit të trafikut në qytet.
Janë të qarta kompetencat e Qytetit dhe të Qendrës për Menaxhimin dhe Kontrollin e Trafikut, e cila shërben ekskluzivisht për monitorimin e trafikut në qytet. Qyteti i Shkupit nuk ka as kompetencë për ta rregulluar trafikun, as kompetencë për të rregulluar trafikun gjatë aksidenteve në rrugë.
Dita e sotme është dëshmi se qytetarët janë viktima gjithmonë kur institucionet, ndërkaq në këtë rast MPB nuk e kryejnë punën e tyre. Qyteti i Shkupit nuk do ta lejojë këtë dhe do të kërkojë përgjigje dhe përgjegjësi.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK