
Është e nevojshme ndërhyrje emergjente nga ana e Qeverisë për zgjidhjen e problemit me krizën energjetike në komunat në qytetin e Shkupit 8.2.2022
Në takimin e sotëm të Trupit Koordinues të kryetarëve të komunave në qytetin e Shkupit, u diskutua për krizën energjetike dhe problemet me të cilat ballafaqohen komunat në funksionimin, shpenzimet për energji elektrike për punën e rregullt të komunave, shkollave fillore dhe të mesme, ndriçimit rrugor të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme diku edhe mbi 500% veçanërisht në komunat ku nuk ka kontrata aktive për furnizimin me energji elektrike.
- Një pjesë e kryetarëve të komunave theksuan se përveç borxheve shumëmilionëshe të trashëguara, tani me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, faturat e energjisë elektrike po “konsumojnë” buxhetet e rregullta të komunave, të cilat kushtojnë miliona euro për llogari të projekteve kapitale të cilat janë në interes të qytetarëve - theksoi Arsovska në takimin e sotëm të Trupit Koordinues të kryetarëve të komunave.
U theksua se komunat e vogla pothuajse e kanë shpenzuar plotësisht pjesën e buxhetit të rregullt vetëm për faturat e energjisë elektrike, kurse pjesa më e madhe e komunave kanë mjete për të mbuluar vetëm disa fatura, pas së cilës do të mungojnë mjete për projekte reale për qytetarët.
Në Trupin Koordinues të kryetarëve të komunave u konkludua se në një situatë kur çmimet e energjisë elektrike rriten, ndërsa disa dotacione të caktuara për komunat që vijnë nga pushteti qendror madje janë zvogëluar, funksionimi i komunave do të jetë gjithnjë e më i vështirë, prandaj për këto arsye është e nevojshme ndërhyrja emergjente e Qeverisë dhe ministrive përkatëse për zgjidhjen e krizës energjetike me të cilën ballafaqohen komunat në qytetin e Shkupit, gjë për të cilën do të kërkohet edhe takim.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK