Qyteti i Shkupit siguroi ndihmë financiare për Turqinë dhe Sirinë 8.2.2023

Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot miratoi vendimin për dhënien e ndihmës financiare zonave të prekura nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri në vlerë prej 6 milionë denarë.

Mjetet do të paguhen nëpërmjet llogarisë për ndihmë humanitare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe të njëjtat sigurohen nga zëri për shpenzime të paparashikuara të Buxhetit të Qytetit.

Gjatë ditës së djeshme Qyteti i Shkupit dërgoi edhe një ekip intervenues të Njësisë Zjarrfikëse të qytetit të Shkupit për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Gaziantep, dhe në ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe në dispozicion për të gjitha kërkesat që mund të dalin në kuadër të operacionit të shpëtimit.


Qyteti i Shkupit është qytet i solidaritetit!