NJOFTIM PUBLIK 8.2.2024
Investimet në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit janë të vendosura lart në prioritetet e veprimit, siç dëshmojnë projektet e shumta që tashmë janë realizuar. Qyteti realizoi projektin për pajisjen e kabineteve me kompjuterë për të gjitha shkollat e mesme të Shkupit, gjë që mundëson proces mësimor më cilësor dhe mundësi për stafin mësimdhënës që të kryejë plotësisht detyrat e veta në vendin e punës.
Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Marija Kyri - Sklodovska" këtë vit ndjekin mësimin 1.725 nxënës, të cilët me pajisje digjitale kanë mundësi të ndjekin procesin mësimor dhe të punojnë në përputhje me trendët bashkëkohorë.
Me tabelat e reja digjitale të vendosura në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Marija Kyri – Sklodovska”, janë pajisur 10 paralele shtesë, gjë me të cilën krijohen kushte për përmirësimin e procesit mësimor. Instalimi i pajisjeve të reja inteligjente është pjesë e projektit për modernizimin e shkollave, i cili nëpërmjet stimulimit të aftësive dhe njohurive digjitale do të mundësojë përmirësimin e mëtejshëm të procesit mësimor.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK