
Arsovska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve: Vetëm duke respektuar diversitetin mund të arrijmë progres shoqëror 8.4.2022
Kryetarja Arsovska dhe ambasadori i Indisë E. T. Sanxhaj Rana, morën pjesë në një akademi solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve me ftesë të Shaban Saliut, kryetar i Forcave Demokratike të Romëve. Arsovska theksoi se vetëm nëse respektohet diversiteti, me respekt të ndërsjellë, mund të arrihet përparim në shoqëri për të gjithë qytetarët.

“Dita e sotme dhe shënimi i saj simbolizon respektin për komunitetin rom dhe kulturën autentike të tij”, theksoi Arsovska.

Komuniteti rom është pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, dhe Qyteti i Shkupit gjithmonë do të punojë në drejtim të përfaqësimit të drejtë të komunitetit rom, i cili është pjesë e qytetit tonë multikulturor.

"Sot ne festojmë diversitetin dhe nëse punojmë së bashku dhe respektojmë njëri-tjetrin, mund të arrijmë përparim të madh për të gjithë qytetarët. Të nderuar përfaqësues të komunitetit rom në Maqedoni, miq të dashur, ju uroj festën e sotme”, tha kryetarja Arsovska.

- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK