Arsovska e nënshkroi Platformën për ndihmë humanitare me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit 8.5.2022

Në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq është krijuar platforma për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit në pjesën e gatishmërisë dhe reagimit në rast të katastrofave, të cilën sot e promovuan kryetarja e Qytetit Shkupit Danela. Arsovska dhe Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

- Proaktiviteti në veprimin e Kryqit të Kuq është i një rëndësie të madhe për shumë kategori të qytetarëve, në të mirën e të cilëve veprojnë vullnetarët e Kryqit të Kuq, përmes mijëra aksioneve dhe aktiviteteve gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe ato për grupet më të rrezikuara të qytetarëve, për të cilët ky kujdes kontribuon për ndryshim pozitiv në jetën e tyre, tha kryetarja e Shkupit Danela Arsovska pas nënshkrimit të Platformës.

Arsovska theksoi se duhet të thellohet bashkëpunimi me Kryqin e Kuq, prandaj në këtë ditë kur shënohet rëndësia e organizatës, krijohet Platforma për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit në pjesën e gatishmërinë dhe reagimit në rast të katastrofave.

 - Kjo platformë aktivizon resurset për veprim në ndihmë të qytetarëve në rast të katastofave. Do të formohen ekipe mobile funksionale operative që do të jenë në shërbim të qytetarëve, në rast nevoje për evakuim, mbështetje mjekësore dhe transport të personave, si dhe ofrim dhe shpërndarje të ndihmës humanitare. Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq është i një rëndësie të madhe për ne sepse me rritjen e aktiviteteve sigurohet ndihmë aty ku është më e nevojshme, ndërsa duke respektuar principet bazë të Kryqit të Kuq e mobilizojmë fuqinë e vërtetë të humanizmit, shtoi kryetarja Arsovska.