Qyteti i Shkupit dhe Kryqi i Kuq e promovuan shërbimin e ri për transportin e personave të moshuar dhe personave me invaliditet 8.5.2022

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit nga data 15 maj 2022 do të fillojë me shërbimin e transportit të personave të moshuar dhe me invaliditet me automjete speciale, të destinuara për personat e moshuar dhe personat me invaliditet.

-Me këtë projekt, me automjete speciale do të kryhet transporti për personat që nuk janë në gjendje të sigurojnë vetë transportin për përdorimin e shërbimeve shëndetësore, sociale ose të tjera administrative, për shkak të moshës, sëmundjes, pamundësisë ose vështirësisë në lëvizje të pavarur, nevojës për shoqërues ose kujdestar/asistent personal, në bazë të konstatimeve të personit profesional  për nevojën e përdorimit të shërbimeve në shtëpi, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska në nënshkrimin e sotëm të Platformës për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit në fushën e gatishmërisë dhe reagimit ndaj katastrofave.

Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit tha se ky është një shërbim i ri për personat e moshuar dhe me invalidet, dhe është transport i veçantë i cili do të lehtësojë lëvizjen e tyre nëpër qytet nëse përdoruesit e shërbimit kanë nevojë për kontroll mjekësor, ose  vizitë në ndonjë objekt administrative.

-Në dispozicion janë dy automjete të pajisura posaçërisht për qëllime speciale, ku caktohet vendi për transport të paktën 24 orë para ditës dhe terminit për kryerjen e ndonjë obligimi të caktuar. Njëri automjet është i destinuar për personat që kanë vështirësi në lëvizje, por mund të qëndrojnë në pozicion ulur, ndërsa automjeti tjetër është për personat që duhet të transportohen në pozicion shtrirë, dhe gjatë një dite mund t'u dilet përballë 8 deri 10 qytetarëve, - theksoi Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.