Qyteti i Shkupit dhe Kryqi i Kuq e promovuan projektin "Butoni Urgjent" për ndihmë personave mbi 65 vjeç 8.5.2022

Sot u promovua programi i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit "Butoni urgjent" , i dedikuar për të ofruar siguri për të moshuarit mbi 65 vjet. Kjo risi e Kryqit të Kuq promovohet në Ditën Botërore të organizatës dhe realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.

-Bëhet fjalë për shërbim i cili është i ri në rajon, por në disa vende evropiane zbatohet me vite, kështu që një ekip ndërkombëtar me përvojë i trajnon ekipet e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, të cilët do të punojnë më tej në terren. . Qëllimi është të ofrohet siguri të moshuarve mbi 65 vjeç, në mënyrë që sa herë që ndodhen në ndonjë situatë urgjente të mund të thërrasin ekipin e Kryqit të Kuq -Shkup, ku persona të trajnuar do të dalin në terren dhe do të bëjnë vlerësimin se çfarë duhet bërë, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska në promovimin e sotëm të këtij shërbimi.

Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit shpjegoi se këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat mbi 65 vjet. Përparësi do të kenë personat që jetojnë vetëm. Në këtë fazë do të përfshihen personat mbi 65 vjeç, të cilët veçmë janë përdorues ekzistues të shërbimit “ndihmë dhe kujdes në shtëpi” në kuadër të Kryqit të Kuq.

Personat do të kenë Buton urgjent, pajisje, alarm, të cilin do ta mbajnë gjithmonë me vete dhe nëse ndodhen në një situatë ku kanë nevojë për urgjencë duke shtypur butonin sinjalizojnë një ekip special që do të dalë menjëherë në terren dhe do të vijë në ndihmë. Ekipi do të punojë së bashku me vullnetarë të shumtë, në mesin e të cilëve shoferë, shpëtimtarë, operatorë telefonikë, psikologë, punonjës socialë, - tha Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.