
REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË URËN E GOCE DELÇEV 8.7.2019
Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej nesër (09.07.2019 e martë) për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për realizimin e projektit ”Rikonstruksioni i dilitacioneve në urën Goce Dellçev në të dy drejtimet” në një pjesë të bulevardit Goce Dellçev do të sillet regjim i përkohshëm i trafikut, që me faza do ta përfshijë pjesën prej te kryqëzimi me bulevardin Shën Kliment i Ohrit deri te kryqëzimi me rrugën Filipi i dytë i Maqedonisë, si dhe në bulevardin Aradhat partizane deri te vet ura.
Në fazën e parë gjatë punimeve ndërtimore, trafiku në pjesën nga QT Mavrovasja drejt objektit të Qeverisë do të zhvillohet në dy korsi rrugore, ndërkaq trafiku nga posta e vjetër drejt Pallatit Gjyqësor do të zhvillohet vetëm në njërën korsi rrugore. Në fazën e dytë gjatë punimeve ndërtimore, trafiku në pjesën nga rruga Filipi i dytë i Maqedonisë drejt bulevardit Ilinden do të zhvillohet vetëm në një korsi rrugore, ndërsa trafiku në drejtimin e kundërt do të zhvillohet në dy korsitë tjera rrugore.
Fazat e regjimit të përkohshëm të trafikut janë me kohëzgjatje prej 20 ditësh, gjithsej 40 ditë.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik ta respektojnë sinjalizimin e trafikut dhe regjimin e përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe durim derisa te zgjasin aktivitetet ndërtimore në këtë pjesë të qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK