U HAP SHTËPI GRUPORE NË SHKUP PËR PERSONAT ME PENGESA NË ZHVILLIM 8.10.2019

Kryetari Petre Shilegov, ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska, Kryetari i Lidhjes së edukatorëve specialë dhe rehabilitatorëve, Goran Petrushev dhe drejtoresha e Entit special Demir Kapija, Aleksandra Velkovska sot morën pjesë në hapjen e shtëpisë grupore në Shkup, ku janë të vendosur personat e deinstitucionalizuar nga Enti special Demir Kapija. Qyteti i Shkupit është kyç në mbështetjen e personave me format më të rënda të zhvillimit intelektual ose pengesave të kombinuara që janë pjesë e kësaj shtëpie grupore dhe përmes bashkëpunimit me Lidhjen e defektologëve siguron kujdes 24 orësh.

 

 

 

- Falënderoj ministrinë e punës dhe politikës sociale që po vendosim shoqërinë tonë në një cikël krejtësisht të ndryshëm - deinstitucionalizimin e personave  me pengesa më të mëdha në zhvillim - intelektuale dhe fizike. Për Qytetin e Shkupit pjesëmarrja në këtë projekt është një sfidë më shumë sepse çdo njeri ka të drejtën për një shtëpi të ngrohtë dhe atmosferë familjare. Çështja është që t’i sjellim këta persona në komunitetin lokal prej nga vijnë, në mënyrë që së bashku me edukatorët e specializuar, të mund ta ndiejnë ngrohtësinë sepse këto janë standardet për të cilat ne përpiqemi. Për ne secili person është i rëndësishëm, çdo person ka të drejtën e jetës dhe zhvillimit normal. Pikërisht këto qendra të kujdesit ditor janë mënyra në të cilën institucionalizimi i këtyre individëve si një sistem plotësisht i vjetruar do të zhduket përfundimisht nga vendi ynë dhe së bashku me asociacionet qytetare, së bashku me personat e specializuar atyre u mundësojmë për të marrë kualifikimet e nevojshme për të siguruar një kujdes krejtësisht të ndryshëm dhe mbrojtje sociale. Hap pas hapi ne zgjidhim problemet që janë grumbulluar me vite - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

 

Shtëpia grupore për njerëzit me pengesa më të mëdha intelektuale dhe fizike është e vendosur në qendër të qytetit, afër Kishës katolike.