Gjelbërohet rrethrrotullimi i ri në rrugën Kemal Sejfulla 8.12.2020

Rrethrrotullimi i ri në Çair në rrugën Kemal Sejfulla sot është gjelbëruar me 300 fidanë, dhe në rrugën Brigada e dytë maqednase është ngritur një rresht drurësh i ri me mbi 200 drurë cilësisë së lartë.

Gjelbërimi i vjeshtës po bëhet çdo ditë në tërë Shkupin dhe mbjellja totale do të jetë rreth 15.000 fidanë me cilësi të lartë që menjëherë përfshihen në eko sistemin e qytetit tonë.

Deponitë e dikurshme tani po i kthejmë në parqe, duke rikthyer gjelbërimin e parqeve ekzistuese, duke mbjellë të reja dhe duke rinovuar gjelbërimin e bulevardit ekzistues që mund të shohim ndryshimin në vitet e fundit.