
PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 86 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 8.1.2021
Gjatë javës së kaluar (31.12.2020 – 07.01.2021) me automjetet speciale –merimanga- janë larguar 86 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 14 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 72 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.
Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 173 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 14 automjete u larguan me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.
- ВЕСТИ
- 15.01.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 168 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 13.01.2021 - ZGJIDHET PROBLEMI SHUMËVJEÇAR I BANORËVE TË ÇAIRIT, VENDOSEN SEMAFORË TË RINJ PËR KËMBËSORË NË BULEVARDIN HRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH
- 12.01.2021 - PAS 8 VITESH, MË NË FUND LIROHET SHTEGU NË BREGUN E LUMIT VARDAR, TEK URA E RE PËR KËMBËSORË NË QENDËR
- 11.01.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 120 AUTOMJETE
- 08.01.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 86 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 08.01.2021 - VITIN E KALUAR DYFISH MË PAK RAPORTIME NE NUMRIN 193 NGA VITI 2019
- 05.01.2021 - TRANSPORTI PUBLIK DO TË QARKULLOJË SIPAS RENDIT VOZITËS TË SË DIELËS, NË KRISHTLINDJE NUK DO TË PUNOJNË BILETARITË E NQP-SHKUP
- 04.01.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 661 AUOTOMJETE
- 01.01.2021 - QYTETI I SHKUPIT NDAU NGA 20.000 DENARË FOSHNJAVE TË PARA TË LINDURA NË VITIN 2021
- 30.12.2020 - QYTETI I SHKUPIT ME NDIHMË PËR VIKTIMAT NË TËRMETET KATASTROFALE NË REPUBLIKËN E KROACISË