Qyteti i Shkupit depozitoi kallëzim penal për Shilegovin dhe Jançevën 8.2.2022
Qyteti i Shkupit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurë Penale, sot depozitoi kallëzim penal kundër Ljubica Jançevës, ish-kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Petre Shilegovit, ish-kryetari i Qytetit të Shkupit.
Bëhet fjalë për një kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale „Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar“ nga Neni 353 pr.5 në lidhje me pr.1 të Kodit Penal.
- Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar detyrën e saj zyrtare, nga mjetet e Buxhetit të Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festim në një restorant në Shkup, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike, përderisa Petre Shilegov si kryetar i Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar, dhe duke i tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare pa kontratë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike, ka lejuar të shfrytëzohen dhe paguhen mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit, gjë me të cilën të kallëzuarit kanë pasur përfitime pasurore duke i shkaktuar dëm Buxhetit të Qytetit të Shkupit. Pikërisht, Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit ka organizuar festën e Vitit të Ri në një restorant në Shkup, dhe për këtë ka nënshkruar personalisht një formular të brendshëm me të cilin konfirmon se ka shfrytëzuar mjetet e lartpërmendura dhe të bashkëngjitur ka depozituar edhe faturë, gjë me të cilën konfirmon se mjetet janë realizuar për përfaqësim – informoi në konferencën e sotme për media Danijel Apostoloski, këshilltar për marrëdhëniet me publikun në Qytetin e Shkupit.
Për kundërligjshmëritë ka alarmuar edhe Sektori për Çështje Financiare pranë Qytetit të Shkupit, i cili në një shënim zyrtar ka konfirmuar se bëhet fjalë për shërbime në kundërshtim me ligjin, ku është theksuar se fatura e depozituar ka të bëjë me shërbime të kryera për të cilat Qyteti i Shkupit me subjektin juridik në fjalë nuk ka lidhur kontratë me procedurë për prokurim publik në vitin 2019. Edhe përkundër faktit se nga ana e shërbimeve kompetente është treguar se bëhet fjalë për shërbime për të cilat nuk është lidhur kontratë për prokurim publik, Petre Shilegov si kryetar i Qytetit të Shkupit në atë periudhë, ka injoruar një fakt të tillë dhe me vetëdije ka lejuar të shfrytëzohen në mënyrë joligjore mjete nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, të cilat janë mjete të qytetarëve.
- Në rastin konkret, bëhet fjalë për shpenzimin arbitrar, joligjor dhe të papërgjegjshëm të parave të qytetarëve nga ana e Shilegovit dhe Jançevës, të cilët për nevojat e tyre, dhe në kundërshtim me ligjin, kanë shfrytëzuar mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit, as më shumë e as më pak për organizimin e festës së Vitit të Ri në një restorant. Veçanërisht vëmë në dukje se Qyteti i Shkupit në periudhën e lartpërmendur për vitin 2019, tashmë kishte realizuar procedurën dhe kishte lidhur kontratë për prokurim publik me subjekte të tjera juridike për shërbime hoteliere, në të cilat nuk bënë pjesë subjekti juridik ku është mbajtur festa. Që këtu, shihet qartë se Petre Shilegov dhe Ljubica Jançeva kanë shfrytëzuar mjete nga buxheti i qytetit të Shkupit jashtë procedurës së përcaktuar ligjore, duke dëmtuar në këtë mënyrë Buxhetin e Qytetit të Shkupit – shtoi Apostoloski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK