NJOFTIM PUBLIK 8.2.2024

Siguria në komunikacionin rrugor për të gjithë pjesëmarrësit është një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit. Në kuadër të projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar në qytet nga programi "Për Shkupin Modern", po vazhdojmë me projektin e vendosjes së shenjave digjitale të komunikacionit rrugor LED me piktogram në vende ku në vitet e kaluara ka pasur aksidente automobilistike dhe të cilat janë identifikuar si vende me rrezik të lartë për këmbësorët, me qëllim rritjen e dukshmërisë. Janë vendosur shenja të reja në bul. “Bosnja dhe Hercegovina”, pasi paraprakisht filluam me vendosjen e tyre në tre lokacione, përfshirë këtu bul. “Njësitë Partizane” afër Palmës dhe në rrugën “Jordan Mijalkov”, gjë me të cilën u vendosën gjithsej në 10 lokacione gjatë vitit të kaluar.

Shenjat digjitale të komunikacionit rrugor LED me piktogram vendosen në afërsi të shkollave, kopshteve dhe bulevardeve e rrugëve me frekuencë të lartë dhe synimi është rritja e dukshmërisë së vendkalimeve të këmbësorëve, gjë me të cilën rritet kujdesi i drejtuesve të automjeteve gjatë lëvizjes në komunikacionin rrugor.

 

Shenjat e komunikacionit rrugor LED dhe retroreflektuese mund të rrisin dukshmërinë deri në 60%, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejtë në sigurinë dhe kohën e manovrimit gjatë vozitjes, duke reduktuar ose shmangur aksidentet e shkaktuara nga reagimi i pamjaftueshëm. Këto shenja të komunikacionit rrugor LED mund të reduktojnë aksidentet automobilistike në rrugët lokale për më shumë se 70%.

Kontrasti i informacioneve kryesore në shenjat e komunikacionit rrugor LED gjatë natës dhe në kushte të vështira atmosferike është rritur për 35%. Me këtë lloj sinjalizimi përmirësohet dukshëm funksioni i paralajmërimit dhe i njëjti ka rol pozitiv në rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.