DONACION I PROJEKTIT PËR RINDËRTIMIN E SALLËS UNIVERZALE DHE VAZHDIMI I NDËRTIMIT TË PARKUT ZBAVITËS NË SHKUP 8.3.2021

Vendimi për pranimin e donacionit - dokumentacioni projektues – teknik për objektin  “Salla Universale - Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut;, Vendimi për ndryshimin e Programit për projektimin, ndërtimin e parkut zbavitës, furnizimin me pajisje – rekuizita dhe montimin janë pikat kryesore për të cilat do të diskutojë dhe vendos Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme.

Nga vendimi i parë, Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të diskutojë për pranimin e donacionit të dokumentacionit teknik-projektues për rindërtimin dhe sanimin e Sallës Universale. Rikujtojmë se 120 milion denarë janë siguruar nga Buxheti i RVM për realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe për kulturën dhe traditën e Shkupit dhe Maqedonisë.

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë edhe për ndryshime të vendimeve në lidhje me realizimin e projektit për ndërtimin e parkut të ri zbavitës në Parkun e Qytetit, me të cilin parashikohet vazhdimi i realizimit të këtij projekti. Për ndërtimin e parkut të ri zbavitës, Qyteti i Shkupit në fillim të vitit 2020 vendosi të marrë hua të destinuar për ndërtimin e këtij parku zbavitës, por për shkak të situatës së re në lidhje me virusin korona (KOVID - 19) ky vendim u anulua dhe mjetet e huazimit u ripozicionuan për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve në Qytetin e Shkupit. Me dy ndryshimet e reja të vendimeve parashikohet vazhdimi në faza të këtij projekti kapital, ku mjetet financiare për projektimin, ndërtimin, furnizimin e pajisjeve-mjeteve dhe instalimin e tyre do të sigurohen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitet 2021, 2022 dhe 2023

Në seancën e sotme Këshilli do të diskutojë edhe për  Llogarinë  e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, Raportin vjetor i Qytetit të Shkupit për vitin 2020; Vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Aerodrom, Komunës Butel, Komunës Gazi Baba, Komunës Gjorçe Petrov, Komunës Karposh, Komunës Kisela Voda, Komunës Saraj, Komunës Qendër, Komunës Çair dhe Komunës Shuto Orizare  për zbatimin e sistemit për ndriçim inteligjent dhe platformën për qytet digjital – Smart-Sity; Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Çairit për vlerësimin e pronës së luajtshme për nevojat e Komunës së Çairit, si dhe Raportin për regjistrimin e kryer të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Qytetit të Shkupit – Shkup me gjendjen 31.12.2020.