DERISA TË ZGJASË GJENDJA E JASHTËZAKONSHME QYTETI I SHKUPIT NUK DO TË VEPROJË PËR PARALAJMËRIMET PËR TATIMIN MBI PRONËN DHE TAKSËN KOMUNALE -FIRMARINË PËR VITIN 2019 8.4.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se vendimet për tatimin mbi pronën dhe firmarinën që mbërrijnë në adresat e tyre janë dërguar para epidemisë me koronavirusin në vendin tonë, ndërsa për shkak të situatës së re, Qyteti nuk do të marrë masa shtesë ndaj obliguesve tatimorë.

Më saktësisht, derisa të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme, Qyteti i Shkupit nuk do të veprojë në bazë të paralajmërimeve për vitin 2019 që janë dorëzuar te obliguesit tatimorë për tatimin mbi pronën dhe për taksën komunale-firmarinë  dhe nuk do të kryhet pagesa e detyrueshme e borxheve të papaguara.

Dëshirojmë të theksojmë se të gjitha rastet kur tatimpaguesit nuk do të marrin vendime ose do të vërejnë mangësi dhe parregullsi në vendime, do të zgjidhen pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.