
Qyteti i Shkupit me 50.5 milionë denarë do të rikonstruktojë rr. “Slavka Dinkova” në Kisela Voda 8.4.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i komunës Kisela Voda, Orce Gjorgjievski sot inspektuan gjendjen e rrugës “Slavka Dinkova” në lagjen Draçevë, Komuna Kisela Voda, për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 50,5 milionë denarë për rikonstruksionin e rrugës dhe vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik.
“Me kërkesë të banorëve të Draçevës, pas 30 vitesh, për herë të parë po i zgjidhim problemet e theksuara me kanalizimin atmosferik dhe zgjidhjen ekzistuese të komunikacionit rrugor në rr. “Slavka Dinkova”. Dëgjojmë kërkesat e tyre dhe punojmë me përkushtim për të siguruar zgjidhje efikase dhe të sigurta që ofrojnë në radhë të parë kushte cilësore për jetesë. Pikërisht për këtë tashmë filluam me realizimin e një prej projekteve të premtuara. “Rikonstruksioni i kësaj sipërfaqeje të asfaltuar përfshin kanalizim të ri atmosferik në gjatësi prej 1175 metrash”, tha kryetarja Arsovska.
Kryetari i Komunës Kisela Voda, Orce Gjorgjievski tha se Qyteti i Shkupit dhe Kisela Voda për herë të parë po punojnë për një zgjidhje me të cilën do të lehtësohet në mënyrë të ndjeshme funksionimi dhe lëvizja e më shumë se 30.000 qytetarëve që çdo ditë qarkullojnë në rrugën “Slavka Dinkova”, duke shtuar se në të njëjtën kohë po punohet edhe për përmbushjen e një prej premtimeve zgjedhore për vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik në këtë aks rrugor si pjesë e projektit.
“Si fazë e parë në realizimin e këtij projekti është ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rrugën “Slavka Dinkova”, me aktivitete të mëtejshme ndërtimore që përfshijnë rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e trotuareve të reja dhe vendosjen e llambave të reja kursyese led, të cilat në mënyrë të ndjeshme do të zvogëlojnë shpenzimet gjatë krizës ekonomike dhe energjetike", tha Gjorgjievski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK