GJATË FUNDJAVËS SPËRKATJE KUNDER MUSHKONJAVE NE SHKUP 8.5.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet gjatë fundjavës me 09.05.2020 (e shtunë) dhe 10.05.2020 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit gjatë javës së kaluar ka realizuar dezinsektimin me aeroplan kundër larvave të mushkonjave