GJATË DY DITËVE TË ARDHSHME REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË RRUGËN ALEKSANDAR URDAREVSKI 8.7.2020

Qyteti i Shkupit, informon se për shkak të asfaltimit përfundimtar të rrugës Aleksandar Urdarevski në Butel, në dy ditët e ardhshme do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut.

 

Nesër, 9 korrik 2020 (e enjte), rruga Aleksandar Urdarevski do të mbyllet plotësisht për trafik në pjesën nga rrethrrotullimi deri te kryqëzimi me rrugën Natanail Kuçevishki.

 

Më 10 korrik 2020 (e premte), rruga Aleksandar Urdarevski do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Natanail Kuçevishki deri te kryqëzimi me Rrugën “Butelska”.

 

Trafiku në këtë pjesë të qytetit në dy ditët e ardhshme, derisa punimet ndërtimore vazhdojnë, do të rikahëzohet nëpër rrugën Cetinska. Gjithashtu, edhe automjetet e transportit publik që qarkullojnë nëpër rrugën Aleksandar Urdarevski në dy ditët e ardhshme do të rikahëzohen.

 

Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës.