QYTETI I SHKUPIT DO T'I PËRPUNOJË DHE RICIKLOJË MBETURINAT NDËRTIMORE 8.8.2021

Qyteti i Shkupit, Smart Ap (OJQ në suaza të Shkupi Lab) dhe NP Drisla janë fituesit e Projektit IPA për Menaxhimin e Mbetjeve ndërtimore dhe ripërdorimin e tyre. Vlera e përgjithshme e projektit është 800.000 euro, dhe do të realizohet 2 vjet.

Duke pasur parasysh faktin se sektori i ndërtimit është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së përgjithshme, ndërsa Shkupit dhe rajonit planor të Shkupit u mungon një qendër rajonale moderne për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave, futja e parimeve cirkulare në këtë degë do të ketë një ndikim të madh në industri. Sipas hulumtimeve, Maqedonia e Veriut gjeneron rreth 1.95 milion ton mbeturina ndërtimore në vit.

Si vend kandidat, vendi do të duhet të respektojë rregulloret e menaxhimit të mbeturinave dhe kërkesat e BE -së në fushën e ekonomisë cirkulare.

Përdoruesit përfundimtarë të shërbimeve, si dhe përfituesit nga ky projekt janë Qyteti i Shkupit, Ndërmarrja Publike Drislla, kompanitë ndërtimore dhe gjithsesi edhe qytetarët e Shkupit.

Me projektin synojmë të zbulojmë dhe monitorojmë deponitë e pakontrolluara me ndihmën e sistemeve GIS, ndërsa të dhënat që do të gjenerohen do të jenë bazë e të dhënave për inventar dhe informatat e para zyrtare fillestar për identifikimin inicial, digjitalizimin dhe monitorimin e mbetjeve të ndërtimit.

Është parashikuar gjithashtu prokurimi i mekanizmit përkatës për mbeturinat e ndërtimit, kamionë transportues dhe makineritë për klasifikimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave.

Në konsorciumin e zbatuesve të këtij projekti janë të përfshirë edhe pionierët e ekonomisë cirkulare dhe të riciklimit të mbeturinave, Nova Gorica nga Sllovenia, vendi që zbatoi me sukses strategjinë e Zero Mbetjeve. Qyteti i Nova Goricës do të përfshihet në të gjitha proceset e zhvillimit dhe zbatimit të këtij projekti, do të jetë shembull i mirë dhe do të ndihmojë konsorciumin në përsëritjen e projektit në nivel lokal. Komuna e Nova Goricës dhe PPA Primorska Veriore do të ndajnë projektet e tyre të zbatuara me sukses, aspektet ligjore dhe ekonomike dhe sigurisht edhe rekomandimet e tyre.

Me realizimin e projektit pritet të forcohen kapacitetet e pushtetit vendor përsa i përket stafit të trajnuar në fushën e parimeve cirkulare dhe krijimin e vendeve të reja të punës që do të jenë pionierë në këtë degë, futja e ekonomisë cirkulare, zvogëlimi i numrit të deponive të egra për mbeturinat ndërtimore për 20%, si dhe zvogëlimin e mbeturinave të ndërtimit në tërësi për 30%.