Nga sot fillon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit 8.8.2022

Qyteti i Shkupit, sot shpalli Thirrje publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit.

Me qëllim nxitjen e zhvillimit të zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në territorin e qytetit të Shkupit, nëpërmjet Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2022 në Buxhetin e Qytetit të Shkupit janë parashikuar mjete me vlerë 500.000,00 denarë. Subvencioni financiar është 10.000 denarë për aplikues.

Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrje publike kanë: Zejtarë të cilët nuk kanë marrë mjete buxhetore nga projektet e subvencionimit nga Qyteti i Shkupit në vitin në vijim; dhe Zejtarët të cilët janë të regjistruar sipas Ligjit për Zejtari dhe kryejnë veprimtari zejtare në shuarje, të cilat sipas të dhënave të përpunuara shënojnë rënie të aktivitetit në vazhdimësi, përkatësisht zanatet e mëposhtme: jorganxhi, opingar, litarpunues, gëzofpunues, poçar, kapelapunues, farkëtar, teneqexhi, kopsar, qiribërës, sitëbërës, orëndreqës, punime zejtare-shporta, punime zejtare-përgatitje e suvenirëve, prodhime filigrani, bizhuteri dhe produkte të ngjashme, prodhim i instrumenteve muzikore dhe samarxhi). 

Për dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe për subvencionimin e shpenzimeve më shumë detaje janë shpallur në Thirrjen publike si dhe në link-un https://skopje.gov.mk/media/8929/javen-povik-za-subvencii-za-zanaetgii.pdf, kurse informacione mund të merren në Seksionin për mbështetjen e zejtarisë dhe tregtisë, telefoni kontaktues: (02) 3297-372 dhe 3297-328, adresa e-mail: Biljana.Stojmanovska@skopje.gov.mk.

Aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit me dokumentacionin e plotë duhet të depozitohet në zarf të mbyllur në adresën: Qyteti i Shkupit, Sektori për Zhvillim Lokal Ekonomik, bul. “Ilinden“ nr. 82, 1000 Shkup (me shënimin – Aplikim për Thirrjen publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit), më së voni deri më 10.12.2022.

Pagesa e mjeteve të miratuara do të bëhet në mënyrë sukcesive, sipas renditjes së aplikimeve të arritura dhe parimit “I pari i ardhur, i pari shërbehet”.

Nëse mjetet e planifikuara financiare janë shteruar, Qyteti i Shkupit do të shpallë përfundimin e Thirrjes publike nëpërmjet ueb-faqes së tij.

Dokumentacioni i nevojshëm, i plotësuar plotësisht, dorëzohet në origjinal ose kopje të noterizuar.

Dokumentacioni i depozituar me vonesë, i paplotë nuk do të jetë lëndë shqyrtimi nga ana e Komisionit.