FILLON EDICIONI I KATËRT I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË DRITËS SKOPJE LIGHT ART DISTRICT 8.9.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, drejtori i IP “Salla Univerzale”,  dhe producenti ekzekutiv i festivalit, Filip Avramçev dhe drejtoresha artistike e SkLAD 2021, Aleksandra Stratimiroviq, paralajmëruan fillimin e edicionit të 4-të të festivalit ndërkombëtar të dritës Skopje Light Art District

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar Skopje Light Art District, i njohur tek shkupjanët si Festivali i Dritës, këtë vit për shkak të 30 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, simbolikisht fillon më 8 shtator. Koncepti i festivalit është të sjellë pak dritë dhe ngjyra në jetën e përditshme që të gjithë e jetojmë dhe për të na treguar anën e bukur, plot ngjyra të jetës, tha kryetari Shilegov.

Në gjithsej 15 lokacione, nga sportel salla e Postës në Parkun e Qytetit, 25 dizajnerë ndriçues dhe artistë për herë të katërt Shkupit dhe shkupjanëve, do t’ua prezantojnë magjinë e artit të dritës.

 Skopje Light Art District si projekt buron nga projekti ROCK, pjesë e programit Horizon 2020 të BE-së, që synon hulumtime dhe inovacione, ku qyteti i Shkupit është i rrjetëzuar dhe shkëmben përvoja me 11 qytete tjera të Evropës.

Festivali tërheq frymëzim të drejtpërdrejtë nga festivali më i vjetër i artit të dritës, Féte des lumieres, i cili mbahet në Lion të Francës çdo vit dhe daton nga viti 1643