U LËSHUA PËR QARKULLIM BULEVARDI ALEKSANDRI I MAQEDONISË – HYRJA LINDORE PËR NË SHKUP 8.10.2020

Për vetëm 30 ditë, me dinamikë të përshpejtuar për realizimin e aktiviteteve ndërtimore, u bë rikonstruksioni i bulevardit Aleksandri i Maqedonisë në pjesën nga hyrja për në Shkup në një gjatësi prej rreth 5.3 km dhe prej sot është lëshuar për qarkullim.

Nga sot, hyrja lindore e Shkupit është riparuar plotësisht dhe po funksionon pa kaos dhe bllokime të trafikut, kurse trafiku në këtë pjesë të qytetit është normalizuar. Rikujtojmë se kjo pjesë e bulevardit ishte në gjendje dëshpëruese dhe nuk ishte rikonstruktuar për 40 vite.

Aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e bulevardit Aleksandari i Maqedonisë vazhdojnë në pjesën e daljes së Shkupit, gjithashtu në gjatësi prej 5.3 km.

Me rëndësi është të theksohet se Qyteti i Shkupit për herë të parë do të bëjë shpronësimin e  tokës për ndërtimin e shtegut për biçikleta në këtë bulevard që do të përmirësojë jetesën urbane dhe më në fund, do të ketë lidhje çiklizmi për qytetarët nga Çento dhe Maxhari me pjesën tjetër të qytetit.