Vizitë në qendrën ditore për fëmijët në rrezik në Shuto Orizare 9.2.2023

Sot së bashku me kryetarin e komunës së Shuto Orizare, Kurto Dudush, e vizituam Qendrën ditore për qëndrim të fëmijëve në rrezik “Rruga e shpresës” dhe u njohëm me ekipin profesional të Shoqatës qytetare për Iniciativën për zhvillimin dhe përfshirjen e komuniteteve,si dhe me fëmijët përfitues të shërbimeve të qendrës.

Qendra ditore përdoret nga fëmijët e moshës nga gjashtë deri në 10 vjeç, me qëllim për të krijuar shprehi të shëndetshme higjienike dhe dietike, të përfitojnë shkathtësi jetësore përmes programeve të veçanta, si dhe për të marrë mbështetje për qasje më të lehtë dhe ndjekje të rregullt të procesit arsimor.

Në qendrën ditore, ekipi profesional i cili punon çdo ditë me fëmijët, përbëhet nga punonjës social, pedagog, psikolog dhe personel ndihmës. Qyteti i Shkupit vazhdon të mbështesë në vazhdimësi projekte të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve në rrezik dhe kategorive sociale të qytetarëve.