Zjarrfikësit e Shkupit në terren në Gaziantep 9.2.2023

Ekipet e Njësisë Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit tashmë janë në terren në Gaziantep së bashku me ekipet e tjera të shpëtimit. Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip intervenues për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Turqi, ndërsa nga Buxheti i Qytetit ndamë gjashtë milionë denarë, të cilat do të dërgohen përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë për qëllime humanitare për t'u përballur me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri.

Mbetemi në komunikim me autoritetet lokale nga Turqia, të gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë sipas nevojave të tyre. Shkupi kujton!