Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në Gazi Baba 9.3.2023

Sot Kryetarja e Qytetit të Shkupit së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup inspektoi punët ndërtimore për rikonstruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në parkun pyjor Gazi Baba.

Investimi për rikonstruksionin e këtij projekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme për banorët e Gazi Babës, është investim që do të realizohet me mjetet e vetë NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup, në vlerë prej 14.033.800 denarë.


Me realizimin e këtij projekti sigurohet furnizimi i vazhdueshëm, pa ndërprerje, cilësor me ujë, pa humbje në rrjet, në pjesën më të madhe të territorit të komunës së Gazi Babës (lgj. Hekurana, Autokomandë), ndërkohë është zëvendësuar edhe tubacioni dhe është vendosur tub me diametër 250mm.

Me përfundimin e fazës së parë, përkatësisht degës 1, u krye dislokimi i rrjetit të ujësjellësit në një trase të re të miratuar nga Qyteti i Shkupit, përkatësisht NP “Parqe dhe Gjelbërim”, në gjatësi prej 488 metrash dhe lidhja me tubacionin ekzistues në rr. “Tajmishka”.

Në të njëjtën kohë u vendosën dy puseta të reja: pusetë me derdhje në pus dhe një pusetë uji për lidhjen e tubit të ri me diametër 250mm me tubin ekzistues me diametër 200 mm.

Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, u vendosën tuba hekuri të derdhura-duktile dhe pjesë adekuate dhe armatura.