QYTETI I SHKUPIT VAZHDON T’I NDIHMOJË HOTELIERËT SHKUPIT 9.4.2021

Qyteti i Shkupit vazhdon me masa konkrete për t'i ndihmuar hotelierët e Shkupit, që sa më lehtë të tejkalohen pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit.
Për këtë qëllim, edhe këtë vit Qyteti i Shkupit vazhdon uljen e taksës komunale për lirimin e hapësirës publike nga 15 në 5 denarë për metër katror (aq sa është çmimi minimal i lejuar me ligj), sipas vendimit të Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vitin e kaluar.
Është e rëndësishme të theksohet se Këshilli i Qytetit të Shkupit vitin e kaluar menjëherë pas fillimit të pandemisë miratoi një sërë masash për ta ndihmuar ekonominë e vendit, ndërsa qytetarët që punojnë në ekonominë e vendit të mund t’i mbajnë vendet e punës dhe më lehtë t’i tejkalojnë pasojat ekonomike në përballje me pandeminë globale.
- Qyteti i Shkupit është faktori më i madh në ekonominë e vendit. Ketu realizohet pjesa me e madhe e GDP-se tone, këtu është numri me i madh i vendeve të punes, këtu realizohen shumica e investimeve ne vend. Gjërat nuk duhet të ndalen dhe Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të punojë me përkushtim për rikthimin e parave në ekonomi, duke siguruar më shumë fonde për investime kapitale dhe duke prolonguar investimet jo prioritare - theksoi Shilegov në seancën e vitit të kaluar të Këshillit të Qytetit të Shkupit kur u miratua pakoja e masa ekonomike.