KRYETARJA E QYTETIT TË SHKUPIT U TAKUA ME SENATORËT E KUVENDIT TË ÇEKISË 9.6.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot u takua me senatorët e Kuvendit të Çekisë, Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva dhe konsullin David Çernohorski, me të cilët konfirmuan se bashkëpunimi intensiv me Qytetin e Shkupit në vitin e kaluar ka nxitur inicimin e shumë iniciativave dhe projekteve të përbashkëta cilësore.

Me Kryetarin e Komisionit për ekonomi, bujqësi dhe transport të Kuvendit çek, Miroslav Plevni, nënkryetarin e Komisionit për energjetikë dhe transport, Ondzhej Feber, Kryetarin e nënkomitetit për energjetikë dhe transport, Mihal Kortish, anëtarin e Komisionit për bujqësi, Rostislav Kostial, si dhe me Andrea Jonuzova, sekretar i komisionit, e theksuan vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira bilaterale miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Republikës Çeke.

Ky takim miqësor do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe në vazhdimin e shkëmbimit të ndërsjellë të njohurive dhe përvojave në disa fusha gjatë realizimit të iniciativave të përbashkëta.