TË ENJTEN SPËRKATJA E PESTË KUNDËR MUSHKONJAVE 9.7.2019

 

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimi terestik dhe me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet më datë 11.07.2019.

Respektivisht, dezinsektimi me aeroplan kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit do të zhvillohet më 11.07.2019 (e enjte) në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës, do të kryhet edhe dezinsektimi terestik.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të përshtatshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Qyteti I Shkupit deri më tani ka kryer 3 spërkatje (me aeroplan dhe terestik) kundër mushkonjave dhe një spërkatje (me aeroplan dhe terestike) kundër larvave të mushkonjave.