FTESË PËR SEANCËN E TRIDHJETESHTATË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 9.7.2019

Këshilli i Qytetit te Shkupit me datë 11 korrik të vitit 2019 (e e enjte), me fillim në ora 11 do ta mbajë seancën e 37-të.

Rend dite

Miratimi i Procesverbalit të seancës së tridhjetë, tridhjetekatër, tridhjetepestë dhe tridhjetegjashtë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

1. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, të një pjese të bul. “Aleksandri i Maqedonisë”, prej pikës lidhëse me rr.”Bellasica”, deri te pika lidhëse me rr.”Brigada e 16-të Maqedonase”;

2. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së he komunës së Butelit, për pjesëmarrje financiare për furnizimin e dhomës së senzorëve;  

3. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër për rregullimin, gjelbërimin dhe ndriçimin e hapësirës në mes pishinë olimpike “Qendër”, bulevardit “Koço Racin” dhe rrugës “Istarksa” ;

4. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër për rregullimin e sipërfaqes së gjelbërimit publik të lokalizuar prapa IP Qendra kulturore Maqedonase;

5. Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër për rregullimin e parterit dhe për gjelbërimin e hapësirës në mes bul. “Goce Dellçev”, Operës dhe Baletit Maqedonas, Filarmonisë Maqedonase, Fakultetit për artet muzikore dhe Institucioni kombëtarë – Galeria Kombëtare e Maqedonisë – Shkup;

6. Propozim – Vendim për bartjen e së drejtës për shfrytëzim afatgjatë të kontejnerëve statik për deponimin e mbeturinave komunale;

7 Propozim – Vendim për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë së parkimit, MI – DA Motors SHPK Shkup;

8. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për transferimin e të punësuarit, dhe

9. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për dhënien e donacionit të pronës së lëvizshme – automjetit të specializuar të tipit “Merimanga”.

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.