QYTETI I SHKUPIT RRITI PËR 10 PËR QIND PAGAT PËR MË SHUMË SE 6.000 TË PUNËSUAR 9.10.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, nënshkroi marrëveshjen kolektive me sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, me të cilën pagat rriten për 10 për qind. Kryetarja Arsovska përmbushi premtimin e saj për harmonizimin dhe rritjen e pagave të punëtorëve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike. Arsovska theksoi se është e nevojshme që të punësuarit në sektorin publik të jenë efikas, të kryejnë shpejt dhe në kohë punët dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa me rritjen e pagës stimulohet përmirësimi i cilësisë së punës.
Për më pak se dy vjet më parë, kryetarja Arsovska, gjatë marrjes së funksionit kryetare e Qytetit të Shkupit, përkrahu iniciativën e Organizatës sindikale të Qytetit të Shkupit dhe nënshkroi Marrëveshjen e re Kolektive me të cilën u zgjeruan të drejtat e punëtorëve në administratën e qytetit, u rritën pikët dhe u rregulluan të drejtat e zjarrfikësve. Po ashtu, Qyteti i Shkupit në vitin 2022 ishte njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë lineare i rriti pagat për 2.800 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kolektive u bë e mundur rritja e pagës për më shumë se 6.000 të punësuar.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK