QYTETI I SHKUPIT E NËNSHKROI DEKLARATËN E PARISIT 9.1.2020

Kryetari Shilegov dhe Konstantin Vojcehoviç, përfaqësuesi i Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV / AIDS, sot e nënshkruan Deklaratën e Parisit dhe Qyteti i Shkupit iu bashkua qyteteve në botë në përpjekjet për t'i dhënë fund epidemisë HIV si kërcënim i shëndetit publik deri në vitin 2030.

- Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Parisit, duam ta rikonfirmojmë angazhimin tonë për ppërmirësimin e shëndetit kolektiv në qytet por edhe në mbarë botën, dhe të kontribuojmë në zvogëlimin e rasteve të diagnostikuara rishtazi me këtë Jemi të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme të HIV dhe AIDS, tuberkulozit dhe hepatitit, ndaj jemi përfshirë me përgjegjësi në përpjekjet kombëtare për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e popullatës. Si një nga qytetet e rralla në Ballkan të cilët i janë bashkuar iniciativës, u bëj thirrje qyteteve tjera, veçanërisht në fqinjësi, të bashkohen në përpjekjet për t'i dhënë fund virusit në 10 vitet e ardhshme që të sigurojmë shoqëri më të shëndetshme, - tha Shilegov.

Ai shtoi se përpjekjet që çojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve në qytetin e Shkupit për problemin e HIV/AIDS përmes informimit, dhe edukimit të tyre, e me këtë edhe  parandalimin e pasojave të padëshiruara janë të përfshira në Strategjinë lokale për mbrojtjen nga virusi HIV për periudhën 2016-2020.

- HIV është virus që nuk ka shërim, por përvojat kanë treguar se me masat gjithëpërfshirëse nga perspektiva shëndetësore, sociale, ligjore dhe kulturore mund të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit dhe të arrihet mbrojtje efektive e popullatës. Parandalimi luan rol kryesor në zvogëlimin e numrit të personave të infektuar dhe sigurisht në zvogëlimin e pasojave. Gjysma e rasteve të diagnostikuara me HIV në vendin tonë janë regjistruar tek banorët e Shkupit, gjë që konfirmon se epidemia e HIV-it është e përqendruar në zonat urbane, veçanërisht në qytetet e mëdha dhe kryeqytete. Vetëm vitin e kaluar, rreth 30 nga rastet e reja të diagnostikuara ishin në Shkup. Kjo është sfidë për ne që ia vlen t'i kushtohet vëmendje serioze. Prandaj punojmë me përkushtim për krijimin dhe mirëmbajtjen e një shoqërie të shëndetshme sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë të ardhme të lumtur jo vetëm për bashkëqytetarët tanë, por edhe për të gjithë qytetarët në vend dhe më gjerë - tha Shilegov.

Përmes Programit për mbrojtje sociale dhe shëndetësore të fëmijëve, Qyteti i Shkupit vazhdimisht siguron mbështetje për aktivitetet që synojnë parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, zvogëlimin e dëmit nga përdorimi i drogave, dhe edukimin shëndetësor. Gjatë viteve të kaluara, Qyteti gjithashtu ka vendosur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me sektorin qytetar i cili bazohet në bashkëpunimin për avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të zgjedhjeve dhe mundësive të barabarta.

- I dëshirojmë mirëseardhje Shkupit në iniciativën "Qytete në kollosekun e shpejtë" dhe i urojmë Qytetit që ndërmori këtë hap të guximshëm në plotësimin e përgjigjes ndaj HIV. Shpresojmë që edhe qytete të tjera në Maqedoni do ta ndjekin shembullin e Qytetet mund të kenë rol vital në luftimin e epidemisë së HIV-it. Ato janë pozicionuar në atë mënyrë që mund shërbimet e HIV t'i bëjnë të arritshme përmes bashkëpunimit me pushtetin qendror, Ministrinë e shëndetësisë, OJQ-ve dhe komunitetet - për shembull duke siguruar hapësirë ​​për aktivitete për ngritjen e vetëdijës, këshillimit dhe të testimit të HIV-it në kuadër të komunitetit në lokacione specifike që janë afër njerëzve që jetojnë me HIV, partnerët dhe miqtë e tyre dhe njerëzit më të rrezikuar nga HIV. Kjo punë padyshim që do ta bëjë Shkupin dhe qytetet e tjera të Maqedonisë më gjithëpërfshirëse, të sigurt, miqësore për të gjithë dhe do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së jetës, zhvillimit ssocialr dhe ekonomik - tha Konstantin Vojcehoviç, përfaqësues i Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS.